Lajme


Në pritje të fëmijës së katërt, zbulohet si do e quajë Ermal Fejzullahu vajzën

Postuar nga admin

2nd September 2019

Nuk është rast i rrallë për ne bllokimi në ashensor për disa minuta, por kur protagonisti i këtij incidenti është Papa Frençesku, atëherë lajmi kthehet në panik. Kështu i ka ndodhur edhe Papa Frençeskut dhe jo pak, por për plot 25 minuta.

Ditën e djeshme në takimin e zakonshëm të Papës të Dielën, në Sheshin e Shën Pjetrit, pati një vonesë, sepse Papa ishte bllokuar në ashensor siç e shpjegoi ai vetë.

Besimtarët po e prisnin, por, kur mbërriti, ai e raportoi incidentin dhe tha që ishte faji i një rënieje të tensionit, por që ai u shpëtua menjëherë.

Turma që priste Atin e Shenjtë, si zakonisht, për orën 12, e pa që të mbërrinte rreth nëntë minuta me vonesë, por pasi shpjegoi arsyen, ai gjithashtu kërkoi duartrokitje për Forcat Zjarrfikëse dhe falënderoi Zotin .

“Mirëmëngjes. Pata një incident të vogël. U bllokova në ashensor për rreth 25 minuta. Falënderoj ekipin e zjarrfikësve që më nxorën nga aty dhe Zotin”,- tha Papa Françesku para se të niste fjalimin.