Lajme
Në rrjet qarkullon lista me kartat e identifikimit dhe rrogat e shqiptarëve, Prokuroria nis hetimet

Postuar nga admin
22nd December 2021
Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Opinion.al zbuloi dje se në “Whatsapp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën. Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën Opinion deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve. ABC News shkruan se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure.
Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës.