Showbizz


Në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte, reagon ashpër Dafina Zeqiri.

Postuar nga admin

16th December 2020

Prej disa ditësh në medie ka bërë bujë lajmi se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte, ku njëra ndër to paraqet vrasjen e Adem Jasharit.

Për këtë kanë reaguar shumë persona të indinjuar, mes tyre edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka deklaruar se ata që bëjnë vepra të këqija nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar.

“Kryerja e krimeve të luftës është një lojë tani. Në Serbi, ka komunitete në internet që luajnë një video-lojë që rrëfen ngjarje të jetës reale, në të cilën protagonisti-lojtar kryen krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës për të fituar ndeshjen. Për të riprodhuar një pikë hyrëse kaq të dhunshme dhe të disensibilizuar në një histori të kohëve të fundit, të dhimbshme, është sëmundje. Ata që bëjnë vepra të këqija të mos mbeten kurrë pa u ndëshkuar”, ka shkruar Dafina.