Showbizz


Nën dritën e hënës, Adrola Dushi merr surprizën e bukur. Kush ia ka bërë?

Postuar nga admin

22nd June 2021

Prej kohësh Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre.

Thashethemet lindën pas pjesëmarrjes së modeles në një prej klipeve të reperit, por megjithëse janë shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi, faktet i kanë nxjerrë zbuluar. Cifti ndodhen në Jug të Shqipërisë dhe duket se Capo i ka bërë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën një surprizë.

Ai i ka përgatitur një befasi shumë romantike buzë detit, ku padyshim nuk kanë munguar as lulet.

Ka qenë Adrola që ka publikuar në Instagram një foto, ku shihet se gjithçka është e kuruar në detaj, nga dritat dhe deri te petalet e trëndafilit. “Zgjidhni atë që e bën zemrën tuaj të lulëzojë”, ka shkruar Dushi krahas fotos. Ndërkohë komentet e fansave kanë qenë të shumta, madje kishin dhe nga ata që kërkonin Capitalin të dilte në foto.

“Kappoooooo where are youuuuu”, ka shkruar njëri prej tyre.