Showbizz
“Nën yjet e Tiranës” sot dhe nesër, edhe pse këndon vetëm Alban Skënderaj
Postuar nga admin
27th September 2019
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët të bëhen pjesë e një nate yjesh.
Fjala është për një koncert të këngëtarit të njohur, Alban Skënderaj.
Koncerti që organizohet nga Bashkia e Tiranës do të jetë sot dhe nesër, dhe mbahet te Amfiteatri i Liqenit Artificial.
“Nën yjet e Tiranës”, theksoi Veliaj, në ftesën që u drejtoi qytetarëve.
“Një ëndërr, një muzë, një natë yjesh me mikun tim Alban Skenderaj. Bëhu gati për n’koncert, sot dhe nesër, tek Amfiteatri i liqenit”, shkroi Veliaj më tej.
“Bashkë, atje në orën 20:30!”