Showbizz


Nëna e Rita Orës këndon këngën shqiptares së njohur

Postuar nga admin

27th August 2021

Nëna e Rita Orës, Vera Ora është kthyer tashmë në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo ndan vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale, ku merr komente të shumta.

Së fundmi, Vera ka shpërndarë një video teksa shfaqet duke kënduar këngën e Dhurata Dorës, “Harrom”. Ajo ka treguar se përveç se e ka ruajtur gjuhën shqipe, dëgjon edhe këngëtarët shqiptarë.

”Muzika ka faj dhe Dhurata Dora”, ka shkruar Vera krahas videos së postuar.