Showbizz


Nesër sheshi ‘Skënderbej’ pret artistët më të mirë vendas

Postuar nga admin

30th April 2018

Teksa votimi për cilin nga 4 yjet ndërkombëtarë të muzikës që do të donit të vinte në Tiranë vijon, në 1 Maj, “Sheshi Skënderbej” do të mirëpresë artistët më të mirë vendas.

Për këdo që dëshiron të kalojë kohë të bukur dhe argëtuese nesër, të mos mungojë në koncertin festiv. Skena e kryeqytetit do të mirëpresë këngëtarë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO etj. Festa do të nisë në orën 19:00. z.tosku