Showbizz


Netflix do të flasë shqip! Filmi “Arbëria” pjesë e platformës duke filluar nga 23 dhjetori

Postuar nga admin

17th December 2021

“Arbëria” është filmi i parë shqiptar që do të shfaqet në platformën e filmave Netflix në 23 dhjetor

Me regji të Francesca Oliverit, filmi pasqyron lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra në Kalabri dhe Bazilikatë.

Me aktoren protagoniste Caterina Misasi, tashmë fituese e Çmimit Publik në festivalin e filmit Dea në Tiranë, “Arbëria” është filmi i parë tërësisht artistik në gjuhën arbëreshe në histori.