Lajme


Nga 7 marsi, aplikimet për rimbursimin e TVSH-së vetëm online

Postuar nga admin

2nd March 2022

 

Nga data 7 mars 2022, çdo kërkesë për rimbursimin e TVSH-së do të bëhet vetëm online, përmes Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, e cila ka vënë në dispozicion udhëzuesin, që orjenton tatimpaguesit hap pas hapi për mënyrën sesi duhet të përdoret platforma online e rimbursimit.

Sipas DPT-së, një nga objektivat parësorë, që do të realizojë përdorimi i platformës digjitale është eliminimi përfundimtar i kontakteve fizike me punonjësit e administratës tatimore, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi, si edhe çlirimi i tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe nga koha e pritjes.

Falë automatizimit të sistemit, platforma digjitale e rimbursimit të TVSH-së do të garantojë transparencë të plotë në trajtimin e kërkesave sipas radhës, duke mundësuar në kohë reale përmes numrit të referencës edhe gjurmimin e statusit të aplikimit nga vetë tatimpaguesi, nё llogarinё e tij nё e-Filing.