Showbizz
“Ninullë dashurie”, Fifi vjen edhe me videoklip.

Postuar nga admin
25th November 2020
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka publikuar këngën e saj më të re. Bëhet fjalë për baladën me titull “Ninullë dashurie”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti tepër prekës ka zgjuar dyshimet e fansave, që mund të jetë edhe një dedikim personal. Mirëpo, kjo gjë mbetet ende e pakonfirmuar, pasi Fifi ka preferuar që tani e tutje t’i mbajë sa më larg mediave çështjet e zemrës.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja tregoi më herët se është e dashuruar, por s’ka asnjë të re më shumë se kjo për të treguar.