Showbizz
Nis sot në mbrëmje edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Postuar nga admin
21st December 2020
Mbrëmjen e sotme nis edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, ku njëzet e pesë këngëtarë do të konkurojnë për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19, ku për herë të parë në histori, orkestra emblematike e RTSH nuk do të jetë në skenë.
Ndërsa nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. Moderatorët e këtij viti janë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.
Kurse juria është që ka përzgjedhur këngët që do të konkurrojnë këtë vit është e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena