Showbizz


Një baba i përkushtuar, Ermira ndan videon më të bukur të Gold Ag me të birin

Postuar nga admin

21st December 2020

Ermira Shkodra dhe Gold Ag u bënë prindër për herë të parë me 28 Nëntor. Artisti u shpreh i lumtur për ardhjen e të birit në një ditë të shënuar për shqiptarët ndërsa e pagëzoi me emrin Gueril. Goldi ka ndarë shpeshherë momente të bukura me të voglin e tij, ndërkohë së fundmi ka qenë partnerja e tij që ka publikuar një video të ëmbël.

Ermira ka publikuar një në Instastory një video ku shihet Gold AG që mban Guerilin në krah. Goldi është shprehur se vetë është rritur pa baba por do të kujdeset që të birit të mos i mungojë asgjë.

“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”, ka shkruar artisti.