Showbizz


“Një ëndërr që po bëhet realitet”, çfarë po përgatit Luana Vjollca?

Postuar nga admin

16th June 2021

Kohët e fundit, moderatorja Luana Vjollca ,e angazhuar prej kohësh në muzikë, ka zbuluar se po punon për xhirimet e projektit të radhës.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka treguar përmes një Instastory se po xhiron klipin e ri, postim të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Një ëndërr që po bëhet realitet”, duke iu referuar këngës.

Nuk dihet se cila është arsyja pse ka kaq shumë rëndësi kjo këngë për moderatoren apo nëse bëhet fjalë për ndonjë duet. Deri më tani, dihet se titulli i këngës do të jetë “1 Mijë Vjet”.