Lajme


“Një novelë për brengën e nënës së tij”, Preç Zogaj vjen me librin e ri me tri novela

Postuar nga admin

17th November 2020

Tri novela, “Hedhja”, “Bija e vjetër e nënë së re” dhe “Kompleksi” risjellin Prec Zogajn para publikut në prozë. Me një qasje artistike, ai shpërfaq, historinë e trishtë dhe brengën e një gruaje që në moshën 80-vjeçare i rrëfen të birit pengjet e strukura larg në kohë e thellë në shpirt, si një mënyrë për t’u çliruar prej tyre e për të bërë paqe me veten.

Pos asaj që merr shkas nga një rrefim familjar për të dhënë fatet e grave në veri, mbase novela më domthënëse, është “Hedhja”, si një ndalesë te marrëzia e turmave dhe ndërgjegjësimi që vjen përmes dy personazhesh që i shpëtojnë infektimit nga shkëlqimi i rrejshëm e marrok.
Për poetin Rudolf Marku, mik i hershëm i Zogajt, kjo novelë përbën shumë më tepër se faqet e saj.

Tri novelat e botuara nga UET PRESS kanë në qendër njeriun që përpiqet të ruajë ndërgjegjen në kohët e shtrëngimit dhe në atë të propagandës, me një regjistër të pasur gjuhe e me një botë që rreket të ngrejë krye pavarësisht kushteve.