Showbizz


Noizy e ka gati këngën e re, por për ta publikuar duhet të marrë leje nga Blerim Destani

Postuar nga admin

8th January 2018

Noizy është një ndër këngëtaret më të pëlqyer shqiptar.

Reperi tashmë ka realizuar një projekt muzikor, por për ta publikuar nuk e po e lejon një mik.

Bëhet fjalë për Blerim Destanin, i cili ka arritur një marrëveshje me këngëtarin rreth këngës së re.

Kështu së paku bën të ditur këngëtari përmes llogarisë personale në Instagram teksa shfaqe edhe një video të shkurtër.

Kënga do të dalë vetëm kur të thotë Blerim Destani. Kështu e kemi bërë një marrëveshje. Dmth shkruani nëse e doni këngën online”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Noizy.

“Gjuha e kampionëve”, titullohet kënga më e re reperit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit për reperin pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjera gjatë vitit 2018.