Showbizz


Nora Istrefi tmerrohet gjatë xhirimit të klipit, ja çfarë i ka ndodhur

Postuar nga admin

23rd April 2019

Dy motrat Era dhe Nora Istrefi publikuan pak ditë më parë këngën e parë së bashku të quajtur ‘Nuk e di’.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Mirëpo, një episod jo i këndshëm i paska ndodhur Norës gjatë xhirimeve të klipit. Pjesë e vidoeklipit ishte edhe një mace e zezë, por duket se Nora nuk e paska pasur me qejf këtë.

Në një foto të publikuar në Instastory ajo shihet e frikësuar nga macja.

“Ohh mami, a po ma hiqni këtë mace”, ka shkruar ajo në diçiturë.

-640-0-5cbe0c4b7ba2f.jpg