Showbizz


‘Nuk do të më mungosh’, Lei Kraja fiton betejën me COVID

Postuar nga admin

24th November 2020

Moderatorja e njohur, Lei Kraja e ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i thotë ‘bye bye’ koronavirusit.

Ajo shfaqet e veshur me një bluzë të bardhe dhe syze te zeza, teksa ka shijuar tani më lirinë, pas karantinës.

‘Postimi për ndarjen nga Covid, nuk do të më mungosh’, shkruan Lei krahas postimit të saj.

Kujtojmë që moderatorja një javë më parë rezultoi pozitive me Covid, dhe ka zhvilluar emisionin sportiv nga shtëpia.