Lajme


Nuk ka abone për muajin mars, Shoqata e Transportit Publik: Jemi në kolaps!

Postuar nga admin

24th February 2022

Unioni i Transportit Publik ka njoftuar se në muajin maj nuk do të shiten më abonetë e urbanëve.

Sipas tyre, ky vendim është marrë për shkak se aktiviteti i tyre ndodhet në kolaps ekonomik për shkak se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Më herët, shoqata kërcënoi se nga 1 marsi do bllokohej aktiviteti në raste se Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik.

Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!”-thuhet në njoftim.