Uncategorized


“Nuk pretendoj të marr më shumë se një kujtim”, Fifi përlotet nga dhurata modeste …

Postuar nga admin

8th January 2021

Fifi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Dhe pse ka arritur në fare pak kohë një sukses të jashtëzakonshëm, këngëtarja ka treguar se mbetet shumë modeste. Autorja e hitit “Marova” është surprizuar nga motra e saj, e cila i ka bërë një surprizë modeste, por që ka mjaftuar për t’ja mbushur sytë me lot këngëtares.

Ajo i ka dhuruar një palë vathë dhe këngëtarja nuk e ka fshehur lumturinë. “Domethënë janë të vogla gjërat që ma mbushin shpirtin! As nuk pretendoj të marrë më shumë se një kujtim të vogël nga njerëzit që kam”, ka shkruar Fifi krah postimit të Instastory. Kujtojmë që pak ditë më parë, e motra kurorëzoi dashurinë e saj në martesë.