Showbizz


Nuk u pranua në Festivalin e RTSH, Marko Strazimiri rikthen këngën me videoklip.

Postuar nga admin

28th December 2020

Marko Strazimiri është një këngëtarët e rinj që në pak raste është komentuar për këngët e realizuara.

Vitin e shkuar, ai ishte në qendër të mediave rozë pasi këngë e tij në bashkëpunim me kompozitoren Diana Ziu nuk u pranua për të qenë pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”. Pas shumë debateve në publikë, Marko, i ftuar në ABC e Mëngjesit ka pranuar se këtë këngë ka vendosur ta realizojë me videoklip, pasi ka një mesazh shumë të fotë lidhur me dhunën në familje.

Pas shumë debateve në publikë, Marko ka pranuar se këtë këngë ka vendosur ta realizojë me videoklip, pasi ka një mesazh shumë të fortë lidhur me dhunën në familje.

“Është një këngë me një mesazh shumë të fortë dhe mendoj se është e denjë për festival se është një temë aktuale. Pasi nuk është çudi dhuna në familje. Ka një mesazh shumë të fuqishëm se si një fëmijë i rritur në një familje me dhunë dhe ka kërkon që të vihet paqa mes prindërve duke thënë se jam edhe unë në mes. Kam vendosur të bëjë me videoklip dhe do të publikohet shumë shpejt, pasi nuk mund ta lija një këngë kaq domethënëse”, tha këngëtari.