Uncategorized


“Pa ty nuk do isha ky që jam”, Alban Skënderaj urim emocionues për ditëlindjen e Miriamit

Postuar nga admin

30th May 2018

Miriam Cani feston sot 33-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj.

Këngëtari i ka dedikuar një urim shumë emocionues me anë të një postimi në Instagram.

Albani shprehet se është njeriu më me fat që ka pranë Miriamin dhe se ajo është një bekim në jetën e tij.

“Kush na njeh e di qe jam une ai me fat, qe ti je nje bekim ne jeten time dhe ne familjen tone, qe pa ty une nuk do isha ky qe jam! 

Ti, qe dhuron dashuri e perkushtohesh pa asnje kusht, qe duron cdo kaprico te karakterit tim jo te lehte, qe zbeh cdo pasiguri timen. 

Ti per mua nuk je as 1 ne 7.6 miliarde! 

Ti per mua je TI, E VETMJA! 

Mikja e zemres sime, spiranca ne qiellin tim!

Kush na njeh, e di qe jam une ai me fat!

Gezuar shpirt,”-shkruan Albani.