Showbizz


Pa u lançuar zyrtarisht është bërë hit në TikTok, Butrinti lajmëron kur do publikohet kënga ‘Kuku’

Postuar nga admin

24th September 2021

Ai ka paralajmëruar prej ditësh projektin e ri muzikor dhe premtoi se do të jetë një hit.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri, i cili tashmë thuajse është në finalizim të videoklipit të këngës së re të quajtur, “Kuku”.

Në bazë të njoftimit të fundit duket se kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e lançimit. Krijuesi i hitit “Dale” zbulon se ky projekt do të publikohet më 30 tetor në mesnatë.
“30.09.2021. 23:59. Kuku po vjen”, ka shkruar ai në postimet që ka hedhur në InstaStory.

Butrinti momentalisht ka qenë i zënë me turneun e tij nëpër Evropë, pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte në Kosovë. Theksojmë që me masat e reja për parandalimin e COVID-19 u ndaluan edhe ahengjet e ndryshme muzikore.