Showbizz


Pas “kritikës” së Valdrinit, Elvana kthen përgjigjen epike

Postuar nga admin

28th September 2021

Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti janë një ndër dyshet që i shohim përherë së bashku, në jetën profesionale dhe atë personale.

Mesa duket diçka e re po vjen nga artistja pasi prej disa ditësh ajo ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke drejtuar vëmendjen e të gjithëve tek ajo dhe nxitur dyshimet se po “gatuan” diçka të re, por akoma nuk ka bërë publike asnjë detaj.

Së fundmi ajo publikoi disa foto në Instagram ku pozonte buzë detit.

Ajo shkroi thjesht “Hey” krahas fotove duke marrë shumë komente nga ndjekësit që kanë nisur të aludojnë që po vjen një hit i ri.

 

Ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i stilistit njëkohësisht dhe mikut të saj të ngushtë, Valdrin Sahitit.

“E pse deti s’ka shumë valë. Ka mundur të ketë pak valë edhe pak, fare paaaak ma shumë diell”, ka shkruar ai duke ironizuar në një farë mënyre të gjithë ata që gjejnë kritika edhe aty ku nuk ka.

 “Nuk e kuptova pse? Ca ndodhiiii??? Ti ishte mirë… A bëra diçka që të mërziti?”, i është përgjigjur Elvana dhe komentet mes tyre kanë shkaktuar mjaft të qeshura dhe tek ndjekësit.