Showbizz


Pas shumë vitesh lidhje, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

Postuar nga admin

7th December 2020

Devis Xherahu ka zyrtarizuar lidhjen me partneren e tij, Ertemiona Mejdani. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet duke pozuar me unaza në gisht bashkë me Ertemionën, Devisi uron që të plaket në krahët e partneres.

“Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar Xherahu krahas fotove. Dyshja kanë më shumë se 9 vite të lidhur me njëri-tjetrin. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtari duke folur për planet e martesës tha:

“Ajo që mund të them me bindje është që nuk jemi për ceremonitë e zhurmshme dhe pranisë së shumë njerëzve. Ceremonia e vënies së kurorës në kishë, në prani të familjarëve tanë, është ajo që na mbush. Dhe pastaj i lutemi Zotit të na bekojë ashtu siç ne dëshirojmë!”, tha ai.