Showbizz


Për herë të parë Mariza Ikonomi flet për njeriun e zemrës

Postuar nga admin

1st October 2021

Mariza Ikonomi mund të flasë hapur për gjithçka, por kur vjen puna te çështjet e zemrës, aty rezervohet gjithmonë. Shumë pak dimë për jetën e saj personale, sepse Mariza di si t’i anashkalojë gjithmonë këto tema. Pak muaj më parë, në emisionin “Dola te Ola”, këngëtarja e theu akullin duke zbuluar vetëm se “ishte në një lidhje dhe ishte shumë mirë”, por vetëm kaq, nuk dha asnjë detaj tjetër.

E ftuar dje tek “ABC e pasdites”, Mariza zbuloi pak më shumë. E pyetur nëse është e vërtetë që është e dashuruar, ajo tha:

“Po dhe jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër.”

Pa dhënë shumë detaje se kush është personi që i ka vjedhur zemrën, këngëtarja u shpreh:

“Me njeriun e zemrës kam përshtypjen që ti do të ndash gjithçka. Por ajo që ndjen më tepër është dëshira për të qenë pranë zemrës së tij dhe për të treguar se sa shumë mund ta duash një person, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë barrë”.

E pyetur se kë do të vendoste të parën mes karrierës, dashurisë dhe qetësisë shpirtërore, Mariza tha:

“Karriera, me thënë të drejtën, është një gjë që unë e mbaj përpara sepse unë kam zgjedhur ta bëj, apo më ka zgjedhur ajo mua kur kam qenë e vogël. Por nuk është ajo që unë çmoj më tepër. Sepse karrierën sot e ke, nëse s’e ke; ka uljet dhe ngritjet e veta”.