Showbizz


Për herë të parë, një shqiptar pjesë e jurisë së World Of Dance

Postuar nga admin

3rd November 2021

Për herë të parë një shqiptar do të jetë pjesë e jurisë së World Of Dance. Kërcimtari dhe koreografi Andi Murra do të jetë një nga anëtarët e jurisë së World Of Dance Bulgaria. Një sukses i tillë vjen pas shumë arritjesh të Murrës në industrinë e kërcimit në Shqipëri.

“Historike! Për herë të parë, i vetmi shqiptar që bëhet juri e @worldofdance… Do jem juri në WOD Bullgaria. Faleminderit Zotit që çdo punë imja e palodhur po shpërblehet dita-ditës. Çdo ditë duke nxjerrë talente, çdo ditë duke menduar për të ardhmen e kërcimtarëve në Shqipëri, çdo ditë duke punësuar e duke krijuar mundësi për këdo. Kam punuar me shpirt që Shqipëria të ketë një nivel tjetër dhe nga Shqipëria të përfaqësohemi në botë, siç po ndodh tani. Pa fjalë! Faleminderit të gjithëve,” –ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Andi Murra ka bashkëpunuar me artistë të njohur në Shqipëri, por edhe me emra ndërkombëtarë, si Adam Clay, Lil Jon, Tuss etj.