Showbizz


Për pak orë mijëra ndjekës, djali i Gjikos dhe Elitës bëhet me Instagram

Postuar nga admin

8th January 2021

Trendi më “IN” i momentit janë fëmijët e të famshmëve me llogaritë e tyre personale në rrjetin social Instagram.

Më i fundit që iu bashkua sot këtij trendi është djali i Gjikos dhe Elitës, Zëri.

Me emrin e plotë Zëri Gjikolli, llogaria e tij e hapur pak orë më parë tashmë ka marrë mbi 4 mijë ndjekësit, duke u rritur në vazhdimësi.

Llogarinë e vogëlushit e mirëmbajnë padyshim prindërit, këngëtari Gjiko edhe moderatorja Elita, të cilët tashmë edhe kanë publikuar fotografitë e para të Zërit, duke marrë qindra pëlqime dhe komente pozitive.

Kujtojmë që Zëri nuk është fëmija i parë me Instagram, Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik, pastaj, Gueril, djali i reperit Gold AG janë vetëm disa nga bebet që tashmë i kanë mbledhur mijëra ndjekës.