Uncategorized


Përbërësi që përmirëson dukshëm shëndetin e flokëve

Postuar nga admin

20th July 2021

Vetitë medicinale të vajit të riçinit thuhet se janë përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë. Dhe në ditët e sotme, gjen një përdorim të madh në kozmetikë. Njihet gjithashtu për përfitimet e shumta që iu jep flokëve.

Përmirëson rritjen e flokëve

Vaji i ricinit ndihmon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe për këtë arsye është përbërësi natyral i preferuar për trajtimet në shtëpi. Ka veti hidratuese dhe shëruese. Masazhoni me këtë vaj lëkurën e kokës për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Qetëson lëkurën e kokës

Përmban acid ricinoleik natyral antibakterial dhe anti-inflamator, dhe si rrjedhojë ka një qasje me veprim të dyfishtë, duke qetësuar lëkurën dhe luftuar bakteret.

Mbron majat e flokëve

Falë vetive të tij hidratuese, vaji i ricinit i mban flokët të fortë dhe të shëndetshëm, duke parandaluar majat e dyfishta dhe duke iu rikthyer elasticitetin. Nëse keni maja të dëmtuara, merrni një sasi të vogël të vajit të ricinit në pëllëmbët e duarve, ngroheni duke fërkuar duart dhe aplikojeni në majat e flokëve.