Lajme


Përshkallëzohet protesta e qytetarëve për çmimet, bllokohet lëvizja e automjeteve!

Postuar nga admin

9th March 2022

Protesta për ngritjen e çmimit të produkteve bazë dhe të hidrokarbureve është përshkallëzuar.

Protestuesit kanë bllokuar dy kahet e unazës së Tiranës. Protestuesit kanë thënë se manifestimi i tyre do të vijojë pambarim derisa të normalizohet situata, ndërsa kanë paralajmëruar protesta masive cdo ditë.

Po ashtu, një protestë është paralajmëruar edhe nga sindikata e taksistëve. Kreu i sindikatës, Bilbil Cara tha se të premten në orën 11:00, makinat e taksive do të bllokojnë rrugët në shenjë proteste, duke shtuar se rritja e çmimit të hidrokarbureve është e pa përballueshme.