Lajme


Peshëngritje, Briken Calja kampion bote në stilin e shkëputjes

Postuar nga admin

10th December 2021

Shkëlqen edhe njëherë tjetër peshëngritja shqiptare. Briken Calja, i katërti në botë në Olimpiadën e fundit, shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes në peshën deri 73 kg. Shtangisti shqiptar ngriti 156 kg në provën e fundit dhe finale, duke kaluar rivalin tajlandez.

Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.

Ndërsa Eerkand Qerimaj e nis konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë.

Një triumf i dyfishtë i shtangistëve kuqezinj në këtë turne, teksa sapo kanë përmbushur gjysmën e rrugëtimit të tyre. Pas pak, ata do të synojnë zonën e medaljeve edhe në stilin e shtytjes dhe dygarësh.