Lajme


“Po vjedhin para në emrin tim”, Eugent Bushpepa denoncon publikisht rastin

Postuar nga admin

16th May 2018

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili u kthye plot sukses dhe vlerësime nga skena e Eurovizionit, ka suprizuar të gjithë me postimin e tij.

Në profilin e tij në Facebook, Eugenti shkruan se dikush që hiqet si ai, po u vjedh njerëzve para.

“Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALS.

Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni” -shkruan Eugenti në postimin e tij.