Lajme
Premiera “Volpone”, për 100-vjetorin e shfaqjes së parë teatrale në Elbasan

Postuar nga admin
5th October 2018
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini ka pritur sot në zyrën e tij një grup aktorësh dhe regjisorin e premierës “Volpone” e cila së shpejti do të vihet në skenën e teatrit “Skampa”.
Premiera vjen në prag të 100 vjetorit të shfaqjes së parë teatrale në Elbasan.
Afrimi i qytetarëve me teatrin dhe me artin në përgjithësi, sipas Sejdinit, është diçka mjaft e rëndësishme për kulturën dhe qytetarinë e një qyteti.
Premiera “Volpone” do të vijë në skenën e teatrit “Skampa” së shpejti ndërkohë që kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi do të ketë risi të tjera.