Lajme
“Princi Bretk”, premiera e parë në Teatrin e Kukullave

Postuar nga admin
21st September 2018
Teatri i Kukullave ka çelur zyrtarisht sezonin me premierën “Princi Bretk”. Shfaqja mirëpriti të parët fëmijët pa prindër. Ndërthurja e kukullave me projeksionin argëtoi për afro 30 minuta të vegjelit.
“Princi Bretk”, përalla e vëllezërve Grim, ishte premiera e parë që çeli dyert e Teatrit të Kukullave.
Me regji të Flori Kokonës dhe interpretimin e mjeshtrave të kukullave ndër to Shegushe Bebetës, shfaqja përcolli mesazhe të rëndësishme mbi bulizimin dhe jo vetëm.
“Princi Bretk” është premiera e parë nga 11 të tilla që do të mirëpresin të vegjelit përgjatë këtij sezoni.
Shfaqja e ndërthurur me projeksionin argëtoi fëmijët për afro 30 minuta.
Në përfundim ata ndanë emocionet dhe përshtypjet për personazhet.
“Princi Bretk” do të shfaqet në Teatrin e Kukullave përgjatë fundjavës në orën 10:30, çmimi për të është simbolik, vetëm 100 lekë.