Showbizz


“Prit pak”, vjen hiti i ri nga Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B

Postuar nga admin

23rd June 2021

Verës i shtohet një tjetër hit, ai i “Prit pak” nga Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B. Që në sekondat e para të këngës do të kërceni me Xhensilën. Ngjyra, ritëm dhe një skenë paksa e ngjashme me “Wild Thoughts” të Rihanna-s janë ato që mbizotërojnë në videoklip.

Pas publikimit të projektit që u prit mjaft mirë nga fansat, përmes një postimi në Instagram Xhensila ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Lumi B, duke zbuluar se nuk do të jetë i fundit me të.

“Epo boll pritëm. Bashkëpunimi i parë por jo i fundit. Faleminderit që hape një dritare të re me këtë këngë”, shkruan ndër të tjera 28 vjeçarja.