Uncategorized


“Prostituta” e Teodor Kekos publikohet në Nju Jork, bashkëshortja ndan lajmin…

Postuar nga admin

21st December 2020

“Dori i vogël me letërsinë e vet, flet edhe anglisht”. Eshtë bashkëshortja e Teodor Kekos, Xhuli Keko që njofton miqtë në rrjetet sociale se libri I tij me tregime e novella “Prostituta” është përkthyer në anglisht dhe ka dalë në shitje tashmë në amazon.

“Në prag të Vitit të Ri nga Nju Jork vjen një lajm I mrekullueshëm. Libri me tregime “Prostituta”, I përkthyer në anglisht dhe kuruar me shumë dashuri nga Doriana Molla, publikohet në SHBA. Eshtë një dhuratë e bukur për festa apo jo”, lajmëron Xhuli Keko jo pa kënaqësi.

Teodor Keko, shkrimtar e gazetar, u nda nga jeta në moshën 44 vjecare në vitin 2002 pas një sëmundjeje të rëndë. Por edhe pse iku në moshë të re, la pas një mori veprash të shkruara, mes të cilave poezi e prozë. Në bibliotekën e tij të krijimtarisë, numërohen me qindra artikuj fshikullues publicistikë, por edhe fjalime brilante në kuvend.