Lajme


Qytetarët në protestë, Rama del online: Nafta jonë shitet për bitum. Masa e parë: Asnjë çmim në treg pa miratimin e bordit

Postuar nga admin

10th March 2022

Protestat për çmimin e naftës, Rama: Kemi planin gati brenda 48 orësh për  zgjidhjen e problemit - Top Channel

Ndërsa qytetarët vijojnë protestat para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, kryeministri Edi Rama ka dalë live në facebook duke dhënë disa përgjigje.

Ai tha se brenda 48 orësh do të ngrihet një bord special ku do të jenë pjesë qeveria dhe furnitorët e naftës.

Sipas kryeministrit Rama asnjë çmim në tregun e naftës nuk do të vendoset pa u miratuar më parë nga ky bord.

Rama tha se sot nuk është koha për të fituar, por koha për të rezistuar të gjithë bashkë.

‘Përveç faktit se nafta është produkt dhe qevberiua nuk mund të hyjë në çmimet në treg. Por ky vend është në luftë pasi lufta ka ardhur me fatyrën e çmimit të naftës, prandaj ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë, për të frenuar çdo spekulant për çmimi9n e naftës. Brenda 48 orësh do të shpalosim planin tonë me një akt ligjor, një bord për naftën, ku furnizohet e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë, dhe ku marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet nga grumbullimi tek shfrytëzimi. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen pa u miratuar nga bordi superspecial, që do të jetë një tryezë e përbashkët e furnitorëve dhe qeverisë. Sot nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar’, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë theksoi se nuk pret leksione nga askush, pasi ai më mirë se kushdo njeh dhe jeton me problemet e njerëzve në Shqipëri.

 

Kryeministri ftoi qytetarët që të bashkohen me faktet, të cilat sipas tij tregojnë se vendi jonë ka naftë të rëndë e cila shitet për bitum.

“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook.

Qysh i vogël e kam mësuar se në varr leku nuk bën punë. Po siç thashë nuk janë problem as ulërimat as sharjet as mallkimet. Në situata të tilla problemi është bashkimi te e vërteta dhe te faktet. I kam ndjekur komentet e tua që pas konferencës ku folëm me shifra dhe fakte për masat tona për mosrritjen e çmimeve. Çmimi  vijoi të ngrihet. Problemi është te bashkimi në një situatë të tillë. Ça bashkimi flet, ku do bashkohemi, ti je në rehatinë tënde, jemi ne që e hamë goditjen, thonë disa. Jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që i pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe problemet që krijohen apo që nuk do të rriten më shumë të ardhurat e kështu me radhë.

E nevojshme është që të shpjegoj se çfarë dua të them me bashkim. Ne s’mund të jemi  të  ndarë për faktet, për opinionet po. Problemi me energjinë dhe naftën thonë disa se ne i kemi mjaftueshëm se Shqipëria është e pasur por fajin e ka qeveria që i shet jashtë.  Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmi e prodhimit me reshje të larta e jo më me reshje të ulëta.  Nafta jonë është e rëndë. Shitet për bitum”, tha Rama.