Lajme


Rama: 500 mln lekë mbështetje që të mos rritet çmimi i biletës së autobusit

Postuar nga admin

18th March 2022

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të preken taksat e naftës, por shteti do të japë një mbështetje finaciare kundrejt transportit publik që të mos rritet çmimi i biletës.

“Ne kemi marrë një vendim të prerë që nuk i prekim taksat e naftës dhe natyrisht që e kemi bërë këtë duke bërë të gjitha llogaritë e domosdoshme, duke i studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë”, u shpreh kryeministri Rama gjatë takimit me përfaqësues të transportit publik.

“Ne vendosëm për 500 mln lekë për të suportuar diferencën, për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë delikate çmimin e biletës. Duhet të vazhdojë shërbimi”, shtoi kreu i qeverisë.

Ai deklaroi se nuk rritet edhe çmimi i energjisë.