Lajme


Rama thirrje të rinjve: Ti ke forcën që të nderosh kombin, bëhu pjesë e FA

Postuar nga admin

29th December 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një thirrje për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“MIRËMËNGJES 😊

Ti ke forcën që nderon kombin🇦🇱, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë😍

Behu pjesë dhe suksese🙏 👉https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.