Showbizz


Refuzoi Fifin për një bashkëpunim, Capital T zbulon arsyen

Postuar nga admin

16th December 2020

Pak javë më parë Fifi zbuloi se ishte refuzuar nga Ledri Vula dhe Capital T për të bashkëpunuar. Për “NIN”, këngëtarja tregoi se reperët nuk kishin pranuar me argumentin se po punonin me albumet e tyre përkatës.

Mbi këtë deklaratë, Capital T ka reaguar ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me fansat në Instastory. Reperi ka treguar arsyen e tij të refuzimit, teksa është shprehur se përveç angazhimit me albumin dhe kënga nuk ka qenë e përshtatshme për të.

“Nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit edhe kënga nuk ka qenë e duhura. Fifi bën shumë këngë më të mira se ajo që më ka propozuar, përndryshe më pëlqen shumë si këngëtare”, është shprehur Capital T duke treguar kështu se nuk ka hatërmbetje me Fifin.