Showbizz


Renditja e përvitshme e Eurovision, ” Suus” e Rona Nishliut ndër më të mirat.

Postuar nga admin

8th January 2018

Renditja e përvitshme e këngëve të Eurovision, sjell edhe këtë vit surpriza, të paktën përsa u përket këngëve shqiptare.

Sondazhi që vit për vit zhvillohet nga “ESC Radio” na jep një version pak më ndryshe të rezultatit të 250 këngëve më të pëlqyera ndër vite të festivalit europian.

 

Në 250 këngët e renditura në sondazh, vetëm tre këngë nga 13 prezantime kanë arritur të jenë të pëlqyera.

“World” e Lindita Halimit, e cila përfaqësoi vendin tonë në edicionin e fundt renditet në vendin e 204-të.

Ndërkohë, e dyta këngë shqiptare e renditur në këtë sondazh është “Suus” e Rona Nishliut, e cila mban rekordin e renditjes më të mirë të këngëve shqiptare në këtë kompeticion.

Në këtë sondazh “Suus” renditet e 46-a, 22 vende më poshtë se vitin e kaluar, ku renditej e 24-ta.

Ndërkohë, këtë vit kënga më e pëlqyer shqiptare në këtë sondazh është “I’m Alive” e Elhaida Danit, në vendin e 44-të, 19 vende më lartë se vitin e kaluar.

Përfaqësimet e tjera të Shqipërisë nuk kanë arritur të hyjnë në 250 këngët më të pëlqyera të këtij kompeticioni muzikor.