Showbizz


Rep dhe orkestër simfonike, projekti i ri i Loredanës është më ‘i çuditshmi’

Postuar nga admin

28th October 2021

Prej vitesh tanimë, Loredanën e kemi parë vetëm si repere, duke mos eksperimentuar shumë në muzikë. Megjithatë, projekti i ri do ta sjellë atë më ndryshe se asnjëherë tjetër.

Ka qenë vetë këngëtarja, që ka zbuluar në Instagram, se do të jetë pjesë e “Red Bull Symphony” këtë nëntor. Në këtë organizim, duket se “bashkohen dy botë muzikore”. Një orkestër simfonike takohet me ritmet hip-hop.

“Nga tani, gjithçka po bëhet shumë klasike. Diçka e madhe po vjen!”, shkroi këngëtarja,  lidhur me eksperiencën e saj të re muzikore, që duket se do të jetë unike.

”Red Bull Symphony” do të mbahet në vendlindjen e Loredanës, në datat 24 dhe 25 nëntor në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit Lucern.