Lajme


Reperi i famshëm shqiptar ndalohet nga policia, pamjet

Postuar nga admin

16th November 2021

Reperi i njohur, Don Xhoni është ndaluar nga policia e Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar momentin kur reperi ndalohet afër stadiumit të Prishtinës ndërsa policia kontrollon edhe makinën e tij “Range Rover”. Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit ndërsa reperi nuk ka reaguar deri më tani.

Dhe pak ditë më parë, reperi u përball me policinë gjatë xhirimeve të klipit të këngës me Loredanën. U përfol se shkaku ishte se ekipi i xhirimit nuk kishte pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për të xhiruar.

Në shtator, reperi mori një gjobë nga policia dhe arsyeja ishte mosrespektimi i masave kundër Covid-19.