Lajme


Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat shumë të ulëta mbyllin sërish Rrugën e Arbrit

Postuar nga admin

21st January 2022

Mbyllet sërish Rruga e Arbrit. Pak më pak se dy muaj nga hapja e saj zyrtare, Rruga e Arbrit është mbyllur disa herë për shkak të motit dhe ngricave. Ditën e Sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

“🚨 NJOFTIM 🚨
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.