Lajme


Restaurohet filmi “Vdekja e Kalit” dhe premiera është sonte

Postuar nga admin

20th September 2021

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton në premierën e restaurimit të filmit “Vde kja e kalit” (1992), me regji nga Saimir Kumbaro, sot më 20 shtator, ora 19:00 në Parkun Olimpik, Tiranë.

Kjo premierë është pjesë e programit “Netët e filmit arkival”, bashkëpunim i AQSHF me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, që do të zhvillohen nga data 20 – 22 Shtator, 2021. Hyrja falas dhe në respektim të plotë të masave COVID19.

Restaurimi i filmit VDEKJA E KALIT  u mundësua falë programit A Season of Classic Films, nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane – ACE: Association des Cinémathèques Européennes që AQSHF është anëtare prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Creative Europe MEDIA. Filmit u restaurua falë punës së ekspertit Izraelit të restaurimit, Shai Drori, dhe kineastit Australian, Steven Kastrissios.

Bazuar në një histori të vërtetë, është filmi i parë dramatik i prodhuar pas rënies së regjimit komunist. Kushtet e vështira dhe me buxhet të ulët gjatë xhirimit të “Vde kja e kalit” pasqyrojnë më së miri sfidat e jashtëzakonshme shoqërore dhe ekonomike me të cilat u përballën kineastët tanë në vitet 1990.

Megjithatë, “Vdekja e kalit” ka një vitalitet të papërsëritshëm në kinematografinë shqiptare, dhe mbetet një pikë referimi në kinemanë e pazbuluar të vendit tonë.