Showbizz


Restoranti i kuzhinierit shqiptar rrëmben çmimin! ‘Noma’, restoranti më i mirë në botë!

Postuar nga admin

6th October 2021

Tashmë është zyrtare, restorantit skandinav “Noma” sapo iu dha titulli “Restoranti më i mirë në botë” nga një panel prestigjioz prej 1.000 kritikësh ushqimi, kuzhinierësh dhe restorantësh. Jo shumë larg nga hera e parë që Noma ka marrë vlerësimin e shquar. Restoranti zuri vendin e parë në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2014. Vetëm disa javë më parë, ky restorant u nderua sërish me tre yje Michelin.

Restoranti i kuzhinierit shqiptar rrëmben çmimin/ Noma, restoranti

Nuk është e thjeshtë të emërtosh pjata të veçanta të servirura në mbulesat e bardha të restorantit. Themeluesi shqiptaro-danezi René Rexhepi (Redzepi) dhe ekipi i tij gjithmonë gjejnë dhe kërkojnë gjëra të reja, që do të thotë se shumë pak klientë do të konsumojnë të njëjtin menu gjithmonë. Të hënën, në mbrëmjen e ndarjes së çmimit, Rexhepi duke marrë mirënjohjen e ka cilësuar ekipin e tij si “frymëzim”. Ai ka shtuar se ende nuk e ka arritur synimin. “Ka ende shumë zbulime që presin për t’u bërë, shumë receta që duhen shkruar”.