Showbizz


Rikthe këngën “Dimëroj”, por si i përgjigjet fansave Ardit Gjebrea?

Postuar nga admin

16th November 2020

“Dimëroj” është një nga këngët më të suksesshme të Ardit Gjebreas dhe pse vitet kanë kaluar, fansat e vazhdojnë ta dëgjojnë.

Madje ata i kanë kërkuar Arditit të nxjerrë një këngë të dytë të “Dimëroj”.

“Kjo më pëlqeu, por e di se çfarë do më pëlqente më shumë. Të rikthenit ‘Dimëroj’, pasi është e vetmja shpresë për të rregulluar 2020-tën”, i ka komentuar dikush në Instagram Gjebreas.

Ndërkohë Arditi i ka kthyer përgjigje duke thënë se një variant tjetër i kësaj kënge nuk do të ishte kurrë si i pari dhe se me siguri fansat do të zhgënjeheshin pas gjithë atyre pritshmërive.

“Nëse viti 2020 do rregullohej nga kënga Dimëroj, do bëja 3 të tilla e pastaj kam një pyetje: Ç’do të thotë rikthim për ty dhe të gjithë që shkruajnë? Ripunim? Rikëndim? Videoklip? Ajo këngë tashmë e ka kryer misionin e vet dhe mbetet ashtu siç është. Atë mund ta risillni ju, siç ka ardhur kënga Jon nga @iamflorimumajesi dhe @marselacibukaj. Ndërsa një variant 2 i Dimëroj, nuk do ishte kurrë si i pari dhe të siguroj se do zhgënjeheshit nga pritshmëritë tuaja. Ndaj le të kërcejmë “Dimëroj” ashtu siç është, me një urim që viti 2020 të shënojmë fundin e pandemisë”, ka shkruar Gjebrea.