Showbizz


Rikthehet Armend Rexhepagiqi,i mungonte muzikës së vërtetë!

Postuar nga admin

29th March 2019

Armend Rexhepagiqi iu rikthye skenës pas një mungese të gjatë hite të reja muzikore për veten dhe për tëe tjerët. Siç e dini, së fundmi ai ka realizuar muzikën e “Tavolina e Mërzisë”, një bashkëpunim me Elvana Gjatën.

Gjithashtu “Fortuna” është pa dyshim një album që do të mbetet një pasuri për muzikën shqiptare. Tekstet e Aida Barakut dhe muzika e Armend Rexhepagiqit, e rikthyen sërish Tunën në treg.

Mirëpo, Armend Rexhepagiqi mesa duket ka vendosur t’i rikthehet muzikës sërish pasi këngëtari i njohur Mentor Haziri, ka lajmëruar përmes një postimi në Instagram se së shpejti do të vijë një bashkëpunim mes tyre.

Armend Rexhepagiqi, që prej kohësh është i martuar me këngëtaren, gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruese e mirënjohur, Aida Barakun. Të dy kanë kompozuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hit-e të mëdha.