Showbizz


Rita dhe Bebe shoqe të mira, japin së bashku çmimin në “iHeartRadio Music Awards”.

Postuar nga admin

12th March 2018

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë paraqitur bashkë në skenën e ‘The Forum’ në Los Angeles për të ndarë një çmim në kuadër të edicionit të këtij viti të iHeartRadio Music Awards. Trofeu për bashkëpunimin më të mirë shkoi për “The Chainsmokers” dhe “Coldplay”. Dy shqiptaret e kanë thënë prej kohësh se ruajnë një miqësi të veçantë mes tyre. Gjatë konferencës për media në Prishtinë (me rastin e koncertit për festën e Pavarësisë së Kosovës), Rita ka thënë se Bebe është një prej shoqeve të saj më të mira. “E kam pasur rastin të takohem me Beben në New York dhe ajo tash është një prej shoqeve të mia më të mira”- ka thënë Rita Ora.