Showbizz
Rita Ora dhuron spektakël nga Kulla Eiffel

Postuar nga admin
1st October 2021
Rita Ora u sigurua që Java e Modës në Paris të mos kalonte pa zhurmë duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha nga maja e Kullës Eiffel. E kuruar deri në detaje, performanca e këngëtares 30-vjeçare është konsideruar si një nga më të fuqishmet deri më sot.
Artistja me origjinë shqiptare shkëlqeu me veshjet nga Fendi, Lanvin dhe Alexandre Vauthier dhe performanca elektrike e Ritës u transmetua në të gjithë globin. Koncerti i Ritës u zhvillua në partneritet me Melrose Media dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”.
Përpara shfaqjes, Rita tha: “Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua. Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend.”