Lajme


Rita Ora feston ditëlindjen, babai i poston fotografitë e vegjëlisë nga Kosova

Postuar nga admin

26th November 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të. Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Më i fundit, është babai i këngëtares, Besniku, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë. Ai ka publikuar në Instagram disa fotografi, njëra prej të cilave përfshin qëndrimin e saj mbi obeliskun NEËBORN në Prishtinë, në vitin 2012 kur edhe xhiroi klipin “Shine Ya Light”.

Një tjetër, përfshin një vizitë të familjes në qytetin e tyre të origjinës, Pejë, përkatësisht bjeshkët e Rugovës.

“Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga shenja e NEWBORN-it. Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar babai i këngëtares.